Pojana publikon videon: Ja mesazhi i Ahmetaj për shqiptarët

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana ka reaguar për emërimin e Arben Ahmetaj si ministër përgjegjës për rindërtimet nga tërmeti. Në facebook, ai ka publikuar një video të fushatës së Ahmetaj në Gjirokastër, në vitin 2013, teksa duket se tallet në një konferencë për shtyp me ata që do e dëgjojnë.

Mesazhi i Pojanës në Facebook:

“Tallim b*thën’ -cit Tigri! E përshëndes përzemërsisht emërimin e Arben Ahmetaj në pozicionin e ministër Shteti për Rindërtimin!

Edi Rama është frymëzuar fort prej tij, përveç të gjitha arritjeve si ministër i specializuar për konçensione, zoti Ahmetaj e ka mahnitur edhe me dashurinë për qytetarët, e cila demonstrohet qartësisht në këtë video!

Fjalët janë të tepërta! Shqipëria digjet nga dhimbja e shkaktuar nga tërmeti, Rama me shokë krihen!

SHKARKO APP