Pojana: Shqipëria ka nevojë për një shtet që i shërben qytetarëve
Zv/kryetari i LRI-së, Klevi Pojana, ka treguar se së bashku me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, kanë qenë për darkë tek një familje në Tiranë. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se: ”Monika Kryemadhi foli thjeshtë e shtruar me ta, si bijë, si nënë, si grua dhe si politikane. Shqipëria ka nevojë për një shtet që i shërben qytetarëve, për liderë që dëgjojnë njerëzit dhe për politika që do të zgjidhin hallet e tona të përditshme”.
Postimi i plotë
Dje me ftesën e Agim Kurtit bëmë konak në oborrin e shtëpisë së tij, e bashkë me ne, plot banorë të zonës. Monika Kryemadhi foli thjeshtë e shtruar me ta, si bijë, si nënë, si grua dhe si politikane. Shqipëria ka nevojë për një shtet që i shërben qytetarëve, për liderë që dëgjojnë njerëzit dhe për politika që do të zgjidhin hallet e tona të përditshme.
Punësim, #JO emigrim!
Ekonomi e fortë, #JO monopole!
Drejtësi e pavarur, #JO kapje politike!
Arsimim cilësorë, #JO largim të trurit!
Shëndetësi e aksesueshme nga të gjithë, #JO PPP e spitale pa mjek e pa ilaçe!
Rend e siguri publike, #JO krim, drogë e banda!
Duhet shume punë, shumë vullnet dhe shumë përgjegjshmëri për të merituar besimin e shqiptarëve. Të bashkuar ne mund të ndërtojmë një shtet të fortë ligjor dhe një sistem vlerash e parimesh që frymëzon një demokraci e shoqëri të zhvilluar! ? bashkë dhe me Erjon Xhafa dhe Endrit Braimllari.
KOHA JONË SONDAZH

