Pojana suprizon mësuesen e gjimnazit: Nga zemra sot urimin më të mirë për çdo arsimtar

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana, së bashku me ish-deputeten e LSI-së, Nora Malaj kanë suprizuar në këtë ditë të shënuar të 7 Marsit, mësuese Muazezi, e cila ka dhënë përvite me radhë dije për historinë dhe gjeografinë. ”Një jetë në shërbim të nxënësve, një përjetësi me mirënjohje për të dhe çdo mësues në Shqipëri. Është e vërtetë shprehja se vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk mund të maten kurrë. Nga zemra sot urimin më të mirë për çdo arsimtar, veçanërisht unë e kam për mësuesit dhe pedagogët e mi ndër vite”,-shkruan Pojana në facebook.

Postimi i plotë

Sot së bashku me zyshë Norën, vizituam mësuese Muazezin për t’i uruar 7 Marsin. Mësuese Muazezi kaloi shumë breza në gjimnazin ”Partizani” dhe edukoi me dashuri tek mijëra nxënës dijet për histori e gjeografi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një jetë në shërbim të nxënësve, një përjetësi me mirënjohje për të dhe çdo mësues në Shqipëri. Është e vërtetë shprehja se vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk mund të maten kurrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga zemra sot urimin më të mirë për çdo arsimtar, veçanërisht unë e kam për mësuesit dhe pedagogët e mi ndër vite.

Shënim.

Pasi u ndamë me shumë dashuri nga mësuese Muazezi, të rinjtë e LRI nuk mund të mos surprizonin me një buqetë edhe zyshën tonë të çmuar, zyshë Norën! Gëzuar të gjithëve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?