Pojana takon të rinjtë në Tiranë: Vendi ka nevojë për energjinë e tyre. Rilindja i vrau shpresën

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana është takuar me aktivistët e njësisë nr.4 në Tiranë, ku nënvizon se të rinjtë janë vendosur për të sjellë ndryshimin. ”Sistemi i dobët arsimor, pamundësia për të gjetur punë dhe mungesa e përfaqësimit i vrau shpresën të rinjve shqiptar”,- shkruan Pojana në facebook. Nga ana tjetër, ai shton se ”Ne jemi të vendosur që bashkë me Rilindjen të largojmë dhe mentalitetin e gabuar, të neglizhencës së shtetit ndaj rinisë. Vendi ka nevojë për energjinë e të rinjve, Shqipërisë i duhet forca jonë”.

Postimi i plotë

Super energji me #LRInjësia4. Sot bashkë me Arsimin e Silvën, në takimin me një pjesë të aktivistëve kryesorë të LRI në njësinë 4 në Tiranë. Të rinjtë janë të vendosur për të sjellë ndryshimin! Një pjesë dërrmuese e të rinjve shqiptarë kanë emigruar duke e braktisur vendin dhe familjet e tyre.

Sistemi i dobët arsimor, pamundësia për të gjetur punë dhe mungesa e përfaqësimit i vrau shpresën të rinjve shqiptar.

Ne jemi të vendosur që bashkë me Rilindjen të largojmë dhe mentalitetin e gabuar, të neglizhencës së shtetit ndaj rinisë. Vendi ka nevojë për energjinë e të rinjve, Shqipërisë i duhet forca jonë! #bashkjadalim #besotekndryshimi

SHKARKO APP