Pojana, Xhaçkës: Përmbush detyrimet ligjore të institucionit!
Anëtari i kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta se Shqipëria rrezikohet nga një tërmet i madh.
Përmes një postimi në Facebook, ai i drejtohet kryeministrit Rama dhe Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke shkruar se janë të aftë vetëm për të prodhuar fatkeqësi në këtë vend.
“Por Olta, institucionet ku keni ulur të ndenjurat, ju detyrojnë të përmbushni detyrimet tuaja ligjore!” – është shprehur Pojana në postimin e tij.
Postimi i plotë i Pojanës:
Olta!
Presidenti nuk kërkoi nga ti dhe ‘Piktori i çmendur’ që të parashikonit tërmetet apo fatkeqësitë natyrore, e as që ti parandaloni ato!
Ju e keni treguar se jeni të aftë vetëm për të prodhuar fatkeqësi për këtë vend!
Për shembull si ajo e varfërimit të shqiptarëve, largimit të rinisë, shkatërrimit të pronës publike, degjenerimit të sistemit të drejtësisë, nëpërkëmbjes së sistemit arsimor e shëndetësor e sa e sa të tjera!
Por Olta, institucionet ku keni ulur të ndenjurat, ju detyrojnë të përmbushni detyrimet tuaja ligjore!
Kështu që do ishte mire ta lije pak me një anë buzëkuqin dhe rimelin, se jo gjithçka në jetë është lyerje e ngjyerje!
KOHA JONË SONDAZH

