Polaku i rrezikshëm arrestohet në Tiranë, ishte ulur në një kafene
Dominik Orlowski nga Polonia, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit të tij, është arrestuar nga Policia e Tiranës. Bëhet e ditur se kapja e tij u bë në rrugën “Muhedin Llagami”, pranë një bar kafe. Lokalizimi dhe arrestimi i këtij shtetasi u be i mundur nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë Polonisë. Ndaj këtij shtetasi është në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur në tentativë”, vepër e kryer ne Gdansk Poloni.
KOHA JONË SONDAZH

