”Polic ke qenë, polic ke mbetur”, protestuesit i kujtojnë Lleshajt fjalët e veta
Aktualitet E Mërkurë, 9 Dhjetor 2020 18:38
Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit nga Policia e Shtetit, vijon tek kryeministria. Teksa ishin para Ministrisë së Brendshme, ata kanë ironizuar me pankarta ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj duke i “rikujtuar” thënien e tij në Kuvend. ”Polic ke qenë dhe polic do mbetesh”,- shkruhen në njërën ndër banderolat që mbanin protestuesit.