Policë dhe vendas gjejnë austriaken e humbur në Llogara pas 9 orë kërkimesh

Gjendet austriakja e humbur në Llogara pas 9 orë kërkimesh.Ajo është shëndoshë e mirë nga Policia dhe banorët e zonës.

Policia njoftoi se pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj. Strukturat Policore të DVP.Vlorë sëbashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e lLlogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë. Shtetësia A.W., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?