Policë të kriminales në tarracën e kryeministrisë, kamerat speciale filmojnë protestuesit
Aktualitet E Mërkurë, 9 Dhjetor 2020 19:31
Efektivë të policisë kriminale, por edhe të Gardës janë vendosur edhe në tarracën e godinës së Kryeministrisë dhe po monitorojnë nga lart situatën.
Para derës së Kryeministrisë vijojnë të jenë nje grup punonjës te policisë të cilët janë të pajisur me kaska mbrojtëse dhe mburoje. Shpesh drejt tyre edhe qëllohet me sende të ndryshme.
Ndërkohë në një moment kanë ndërhyrë dhe efektivë të FNSh të cilët shpërndajnë protestuesit.