Policët me biçikleta dhe në Kukës, dhuratë nga Suedia

Suedia mbështet policinë e Kukësit për të qenë më afër qytetarëve. 10 biçikleta u dhuruan për këtë komisariat në kuadër të projektit Policimi në Komunitet.

Policët me biçikleta do ti shohim edhe në rrugët e Kukësit. Projekti suedez i policimit në komuniteti i dhuroi 10 mjete profesionale policisë lokale që do tu shërbejnë për të qenë më afër qytetarëve!

Drejtori i Policisë, Zef Laska, e vlerësoi ndihmë në misionin e tyre

Swiss Digital Desktop Reklama

Zef Laska: Punonjësit e policisë të gjenden sa më pranë qytetarëve në kohën e duhur dhe vendin e duhur, me qëllim që tu ofrojnë shërbimin më të mirë të mundshëm qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa drejtuesit e projektit premtuan se mbështetja për policinë e Kukësit do të vijojë.

Ansi Shundi: Të ndërhyjmë në pjesën që i takon dhunës në familje dhe të miturve për rikonstruksionin dhe pajisjen e dhomës së intervistimit sipas standardeve.

Në ceremoninë e dorëzimit, ishte i pranishëm drejtori për Rendin e Sigurinë, Gjovalin Loka, përfaqësues të Ambasadës suedeze dhe drejtuesit lokalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?