Policët mungojnë në shkolla
Në ditën e parë të shkollës, Policia e Shtetit siguroi prindërit e nxënësit se do të shtoheshin forcat e policisë në shkolla për ti orientuar në respektimin e masave anti-covid e gjithashtu për të garantuar sigurinë publike e qetësinë në këto institucione arsimore. Kur ka kaluar një muaj nga fillimi i shkollës, policët mungojnë dhe fëmijët mund të rrezikojnë dhe jetën teksa kalojnë rrugën rrëmujshëm.
“Kur filloi shkolla ka pasur, por këto ditë nuk kemi parë më polic . Këtu rruga është shumë problematike nga trafiku. Të kishte të paktën nje polic rrugor për automjetet se janë burim aksidenti”. “Dy ditë ishin pastaj nuk erdhën më”. “Në shkollën time vijnë rrallë policët. Këtu kalojnë me shpejtësi makinat”.
Edhe pse policia parashikoi ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave, kjo gjë nuk zbatohet. Në shkollat buzë rrugës, krijohet trafik teksa fëmijët njëherësh dalin rrëmujshëm nga mësim.