Polici beratas infektohet me koronavirus, bashkëshortja drejtoreshë çerdheje vijon punën, mjekët e detyrojnë të karantinohet
BERAT
Një efektiv policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat ka rezultuar pozitiv me SarsCov-2. Ai kishte shfaqur shenja të infektimit disa ditë më parë dhe përgjigjia e tamponit të bërë, e mbërritur dje pranë DSHP-së Berat, ka rezultuar pozitiv. Efektivi i policisë është punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe kjo ka vënë në alarm shumë kolegë të tij, që patrrullonin me të çdo ditë gjatë shërbimit.
Efektivi është karantinuar në banesën e tij, ndërkohë që gruaja se ndërpreu punën e saj si drejtoreshë çerdheje, me pretendimin se tamponi i parë i saj ka rezultuar negativ. Mbërritja e saj brenda ambienteve të çerdhes dje dhe sot ka vënë në alarm edukatoret dhe prindërit e fëmijëve, që kanë njoftuar organet përgjegjëse.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat kanë konfirmuar se pas ankesës së edukatoreve dhe prindërve, asaj i është komunikuar nga mjekët epidemiologë që të karantinohet në banesë dhe të mos paraqitet asnjë ditë në punë, deri në shërimin e plotë të bashkëshortit dhe pasi të rezultojë negativ edhe tamponi i dytë që ajo do të bëjë pas 14-ditësh.
Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat bëjnë gjithashtu me dije se gjatë ditë së sotme janë kryer 16 tamponë brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në kontaktet e ngushta të efektivit të Patrrullës së Përgjithshne të Policisë.
Të njëjtat burime konfirmojnë se po kryhet hetimi epidemiologjik i rasteve të tij të kontaktit si dhe i rasteve të kontaktit të 5 personave të tjerë, që kanë rezultuar pozitivë në dy ditët e fundit dhe që janë kontakte familjare të rasteve të mëparshme.