Polici i dehur mbi timon, prangoset nga kolegët e tij në Tiranë

Nëse i jep makinës i dehur mbi timon, kjo përbën vepër penale, ndërkohë që policia ka intensifikuar masat ndëshkuese kohët e fundit, duke prangosur me dhjetra shoferë.  Por një efektiv i policisë së kryeqytetit është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës për veprime që bien ndesh me detyrën e tij.

Sipas informacioneve të fundit, efektivi Edmond Karaj është vënë në pranga nga agjentët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës, pasi Karaj po drejtonte makinën në gjendje të dehur, saktësojnë burime policore zyrtare.

SHKARKO APP