Polici i ”dehur”: SHÇBA të hetojë të korruptuarit

Shefi i stacionit të policisë së Patos, Flamur Veliu ka thyer heshtjen. Dje gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, Olkeda Lice, pranoi kërkesën e prokurorit Petrit Vukaj duke vendosur për Flamur Veliun masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sakaq, sot Veliu tregon një tjetër version për ngjarjen, duke mohuar faktin se kishte qenë i dehur. Po ashtu polici tha se nuk ishte përfshirë në një aksident ditën kur u arrestua por se mjeti i tij vetëm sa kishte prekur një makinë.

”Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshirë në aksident. Makina që drejtoja thjesht është fërkuar me një automjet tjetër. Nuk kam qenë i dehur. Testi alkoolit është bërë disa orë pas ngjarjes. Jam lënë i lirë pas fërkimit të mjeteve dhe më pas jam shoqëruar në komisariat, ku më është bërë testi i alkoolit, në shkelje ligjore. Dua të vendos dinjitetin në vend dhe ja lë në dorë drejtësisë”, tha Veliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu ai iu kundërvu Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. ”Sugjeroj SHÇBA të mos merret me gjëra të vogla por të hetoj korrupsionin me njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri. Unë kam qenë shef komisariati dhe jetoj në një shtëpi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionera. Kanë vila e biznese”,-tha polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliu u arrestua më 30 shtator, pasi me mjetin që drejtonte ka përplasur disa automjete. Pasi forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm shkuan në vendin e ngjarjes, u konstatua se kryekomisari ishte i dehur. Flamur Veliu u përfshi në një aksident rrugor dhe rezultoi se ishte fajtor i përplasjes. Veliu u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?