Polici i turnit shënoi në libër se i riu mund të vetëvritej, Berisha thirrje për protestë

U vetëvra apo e vranë 31-vjeçarin Ilvi Meta, në ambientet e Komisariatin e Kavajës? Ende nuk ka një përgjigje, përsa kohë hetimet vijojnë dhe familjarët akuzojnë forcat blu për vrasje të të riut.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në raportin për këtë ngjarje, ka zbuluar detaje të forta. Në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrajse të këtij shtetasi. Sipas KSHH, polici Petrit Brahimaj ka shënuar se mund të vetëvritej.

Polici Brahimaj la porosi në librin e shënimeve të tregojnë kujdes për Ilvi Metën, se mund të vetëvritej. Brahimaj la turnin në orën 19:00 dhe la shënim, mjeku konstatoi vdekjen në orën 18:00. Ka një mosrakordim shumë të madh të orareve.

Po sipas Komitetit Shqiptar i Helsinkit njëri nga policët e arrestuar deklaron se Ilvi Meta s’ka pasur lidhëse. Sipas njërit prej policëve bluza që Ilvi Meta mbante veshur nuk kishte kapuç.

“Stop vrasjeve në komisariate”, është thirrja që bëri Sali Berisha përmes fjalës së tij nga selia blu, nga ku fton çdo njeri që të marrë pjesë në një protestë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:00.

SHKARKO APP