Polici mohon ngacmimin seksualisht ndaj të miturës: E inskenuar
”Gjithçka është e inskenuar”, kështu shprehet efektivi i policisë së Lezhës, Kole Kola, i arrestuar një ditë më parë për ngacmim seksual të një vajze të mitur, ku ka mohuar akuzat.
”Kam qenë duke lëvizur me makinë në Ishull-Lezhë dhe e mitura më ka dalë para në rrugë e më ka kërkuar ta çoj tek një banese në qytetin e Lezhës. E gjitha ngjarja është e inskenuar, nuk e kam ngacmuar seksualisht”,-mësohet të ketë thënë ai.
Arrestimi i efektivit 62-vjeçar, Kol Kola, u bë të martën. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se në datë 29 prill 2021, Kola ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur në moshën 13-vjeçare.