Polici vret kolegun, Ismaili: Konflikti dihej edhe nga shefat. Duhet bërë testimi psikologjik tek efektivët
Ish-drejtori i policisë Ismail Elezi, teksa ka folur për ngjarjen e rënda në Komisariatet e vendit, thotë se problemi nuk qëndron te punonjësi i rolit bazë të policisë, por më thelë. Për të punonjësit e policisë duhet t’i nënshtrohen testimit psikologjik.
Për vrasjen në Komisariatin nr.3 në Tiranë, Ismaili tha se sipas informacioneve që ka marrë sherri mes viktimës dhe autorit kishte nisur kohë më parë ndërkohë që në dijeni ishin dhe shefat.
”Unë mendoj se ky sherr mund të parandalohej. Unë u interesova se çfarë patën, dhe dikush më thotë se këto paskan pasur kohë që ngacmoheshin me njëri tjetrin. Unë mësova se autori e paska pasur problem bullizimin. Personat që ma thanë më thanë se për këtë konflikt kanë pasur dijeni edhe shefat. Nëse do të ndërhyhej në kohë jam i bindur se ngjarja nuk do të ndodhte. Është shumë e rëndësishme testimi psikologjik”.