Policia, 10 arrestime për vepra të ndryshme penale

Janë arrestuar 12 shtetas, 10 prej të cilëve për vepra të ndryshme penale, kurse 2 të tjerë për shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor.

Sektori kundër krimit ekonomik ka vënë në pranga dy persona për kontrabandë mallrash nga Kosova. Arben Kërrnaja, 42 vjeç dhe Besmir Ponari, 29 vjeç, nga Tropoja janë kapur në flagrancën në vendin e quajtur Ura e Paskuqanit.

Në furgonin me të cilin udhëtonin, me targë AA 922 JK, janë gjetur 1536 atlete sportive, të cilat dyshohet të jenë kontrabandë nga Kosova. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes

Ndërsa seksioni për Krimet ndaj Jetës arrestoi në flagrancë shtetasin Albi Mehmeti, 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse në vendin e quajtur ish Uzina Autotraktori, pas një konflikti për motive banale ka goditur me thikë në bark shtetasin R. K, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. Sh, 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 16.09.2015, pas një konflikti për motive ende të pa qarta, ka goditur me thikë në trup shtetasin M.Shehu, 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili në datë 17.09.2015, në ka gjetur vdekjen në spital.

Ndërsa nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin u kap shtetasi në kërkim Reshit Kurteshi, 54 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim sepse më datë 26.08.2015, në Komisariatin e Policisë nr. 6, shtetasi G.Zh, ka kallzuar se e ka goditur me grushta në një makine elektronike në sallën e lojërave “Apex”, ku është menaxheri i kësaj salle. Ky shtetas akuzohet për veprën penale, “Shkatërrim Prone”.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Arben Gjoka, 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili ka qenë me masë sigurie arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku është kapur në shkelje të tij, gjithashtu ka bërë kallzim shtetasi M.C, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përndjekur nga shtetasi Arben Gjoka.

Më datë 17.09.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Frrok Tabakaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, sepse në lokalin e tyre dhe në mënyrë sistematike ka dhunuar fizikisht në banesën e tyre bashkëshorten me iniciale F. T, 41 vjeç, banuese në Tiranë.

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasin Edmir Canaj, 30 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje, sepse gjatë kontrolli të ushtruar nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit nr.2 në automjetin e tij tip “Benz”, me targa AA 004 DT, ju gjet e sekuestrua një dorezë hekuri, me ngjyrë të zezë si dhe një shkop, shufër hekuri me sustë, të cilat i mbante pa leje.

Janë arrestuar për ndërtim pa leje shtetasi Burhan Spahiu, 47 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi Gëzim Mehmeti, 60 vjeç, banues në Tiranë.

U arrestua në flagrancë shtetasi Skënder Gashi, 41 vjeç, banues në Tiranë, sepse në lokalin e tij me qera në Valias është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, duke vjedhur energji elektrike.

Ndërsa nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi Florenc Lena, 27 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën”Llazi Miha”, në afërsi të zjarrfikëseve, është kapur duke drejtuar automjetin e markes “Ford Fiesta”, me targë TR 1552 M, nën ndikimin e pijeve alkolike.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. H, 16 vjeç, banues Tiranë, sepse në rrugën bulevardin “Gjergj Fishta”, përballë Taivanit, u kap duke drejtuar mjetin “Renault”, me targë AA793FZ, pa leje drejtimi.

SHKARKO APP