Policia 4 orë patrullim në aksin Tiranë-Elbasan: Ka akoma shumë punë për të disiplinuar “vrasësit e sigurisë në rrugë”
Policia Rrugore në Tiranë ka ushtruar patrullime dhe kontrolle mbrëmjen e djeshme për disa orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan dhe thotë se deri në orën 23:55, janë konstatuar me radar shoferë që ecin me shpejtësi që cënojnë sigurinë e jetës, 165 deri në 176 km/h.
Sipas bluve, gjatë 4 orëve monitorim, janë pezulluar 10 patenta dhe janë vendosur 22 gjoba për shpejtësi mbi normën e lejuar por pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.
Sipas bluve, ka ende shumë punë qe te disiplinohen shoferet e pabindur qe duhet te respektojne rregullat e qarkullimit ne rruge.
“Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe menyra të ndryshme, e ndersa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetareve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë”, thekson Policia.
Gjatë muajit që lamë pas nga Policia Rrugore e Tiranës:
👉38 drejtues mjetesh të arrestuar ne flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
👉 33 drejtues mjetesh të arrestuar pa leje drejtimi.
👉 18 drejtues mjetesh të arrestuar në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
👉 13 drejtues mjetesh të proceduar penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit.
👉 572 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.