Policia aksion gjatë natës në Tiranë, pas kontrollit të befasishëm e pësojnë keq 9 persona

Policia Rrugore ka rinisur kontrollet me radar në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e aksidenteve, pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme në Segmentin Sauk-Teg, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar.

Sakaq, Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të mos nxitohen, por të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rrezikojnë jetën.

Njoftimi i policisë:

Vijon të ndodhë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan

Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me Radar, nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh.

Mos nxitoni për të arritur fundin apo ✍, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

# PerdoruesRrugeVleresoniJeten

# RespektoniRregullat

SHKARKO APP