Policia aksion në Lazarat, arrestohen 4 persona

Policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një aksion për kapjen e personave në kërkim në fshatin Lazarat.

Si rrjedhojë u vunë në prangat e policisë 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

U arrestua Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Pare Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal;

Swiss Digital Desktop Reklama

A. R., Ç. R. dhe B. R. për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?