Policia, aksion në Tiranë për lirimin e hapësirave publike nga makinat e parkuara gabim
Policia e kryeqytetit ka hequr me karrotrec 17 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar lëvizjen në zonat e ish-parkut të autobusave dhe “21 Dhjetorit”.
Për drejtuesit e automjeteve blutë i kanë gjobitur me 3000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Pas denoncimeve të qytetarëve, se automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, kishin penguar lëvizjen e tyre dhe të mjeteve në këto dy zona, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shkuar në terren, për të verifikuar secilin rast.
Në vijim të veprimeve procedurale, janë spostuar me mjet ngritës, automjete, të cilat janë transportuar në ambientet e këtij komisariati. Për secilin rast shërbimet e Policisë
Rrugore kryen verifikimet dhe ndëshkuan drejtuesit e automjeteve, me nga 3000 lekë masë administrative.
Kontrollet për këtë paligjshmëri, por dhe për paligjshmëri të tjera në fushën e qarkullimit rrugor, vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të mos parkojnë në vende ku bllokojnë lëvizjen e qytetarëve apo mjeteve të tjera. Gjithashtu, apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tillë, pasi reagimi i Policisë do të jetë i shpejtë dhe konform ligjit.
KOHA JONË SONDAZH

