Policia arreston 43-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri në oborrin e fqinjit e tij. Si ndodhi konflikti
Një 43-vjeçar i cili qëlloi me armë zjarri në oborrin e fqinjit të tij është arrestuar nga policia, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Stroke”.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.
Vihet në pranga 43-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij.
Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.