Policia arreston autorin e një sulmi me thikë në Pukë
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Pukës pasi tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar. Të dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar.
Debati më pas ka degraduar në sherr dhe 35-vjeçari J.(K)Gj., e ka plagosur shtetasin A.Z., me thikë në trup. Ky i fundit mësohet se ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.