Policia arreston bashkëshortin e 57-vjeçares që vetëvra dje duke u hedhur nga furgoni

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme bashkëshortin e M. Gjuzit, e cila një ditë më parë hapi derën e furgonit në lëvizje e sipër dhe u hodh, duke gjetur vdekjen në vend.

Njoftimi i Policisë: 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ku humbi jetën shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, si pasojë e vetëhedhjes nga dera e pasme e furgonit për pasagjerë, me të cilin udhëtonte, ju informojmë se:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga bashkëshorin e 57-vjeçares, shtetasin M. Gj., 68 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?