Policia arreston Florenc Hoxhën

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Policisё sё Qarkut Tiranё bën me dije se më datë 10.05.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Florenc Hoxha, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës.

“Arrestimi i Florenc Hoxhës erdhi, pasi më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 250 dhe 89 të K. Penal)”, thuhet ne deklaratën e Policisë Shtetit, shperdarë sot për mediat. 

SHKARKO APP