Policia arreston në flagrancë 5 shtetas për kultivim kanabis

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike më datë 21.07.2015 është zhvilluar një tjetër operacion nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë ”FNSH”Tiranë.

Në kuadër të këtij plan-operacioni për “ Parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike “ është finalizuar me sukses operacioni i koduar“Krujë 2015”,ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm:

Haxhi Hasani 68 vjeç,banues në Thumanë,Krujë;

Preng Dedaj 47 vjeç,banues në Thumanë,Krujë;

Bardhyl Kullaj 57 vjeç,banues në Nikel,Krujë;

Shaban Aruçi 58 vjeç,banues në Larushk,Fushë-Krujë;

Endrit Aruçi 29 vjeç,banues në Larushk,Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

A.H.33 vjeç,banues në Nikel,Krujë.

Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatrave,Brret,Krastë,Zezë të Komunës Nikel dhe të fshatit Larushk i Sipërm,Fushë-Krujë u konstatuan:

-80 parcela me rreth 5863 rrënjë bimë narkotike në një lartësi 30-250 cm.

Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

SHKARKO APP