Policia arreston në Kuçovë të dënuarin me 6 vite burg

Një shtetas nga Kuçova është arrestuar nga policia, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg.

Në pranga përfundoi Edison Bego, ndaj të cilit gjykata e Beratit ka vendosur një masë dënimi prej 6 vitesh për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Rënda në Torino në vitin 2008, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?