Policia Bashkiake dhuron gjak, Veliaj: Bëhu HERO për dikë që ka nevojë për ty

Policia Bashkiake e Tiranës ka vijuar traditën e bukur të dhurimit të gjakut. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të dhurojnë gjak duke u bërë kështu heroi i një personi që ka nevojë.

“Nënkryetari Andi Seferi bashkë me kolegët e Policia Bashkiake Tiranë , vijuan traditën në kuadër të fushatës kombëtare për dhurimin e gjakut në ndihmë të personave në nevojë.

Një bravo për grupin që veç përmbushjes së misionit tuaj ligjor në krye të detyrës, jeni shembull edhe i përgjegjësisë sociale! DHURO GJAK, bëhu HERO për dikë që ka nevojë për ty”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?