Policia bastitje tek dogana e Tiranës

Një operacion kontrolli dhe verifikimi po kryhet në ambientet e doganës së Tiranës prej paradites së sotme.

Nga burimet bëhet me dije se forca të shumta nga policia Operacionale dhe kufitare po ushtrojnë një kontroll të imtësishëm.

“Rreth orës 10:30 minuta një numër efektivës të policisë së shetit dhe drejtorisë së përgjithshme të policisë së Tiranës, sektori i antitrafiqeve dhe antidrogës bashkë me punonjës të doganave janë duke kryer një operacion me qëllim verifikimin e dyshimeve për implikim të punonjësve të agjencive doganore private apo punonjësve të sistemit të doganave në trafikun ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. Po kontrollohen ambiente ku punojnë personat në hetim. Po kontrollohen zyra, automjete se dyshohet se mund të ketë prova në këto automjete”   informon redaktori i i RTV Ora, Trazhgim Sokolaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikat e kuqe

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrolli po bëhet në lidhje me një hetim të nisur me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.  Operacioni i kontrollit përfshin pikat kufitare për shkak të precedentëve negativë me kalimin e ngarkesave shumë të mëdha me drogë.

‘Operacioni i kontrollit përfshin pikat kufitare për shkak të precedentëve negativë me kalimin e ngarkesave shumë të mëdha me drogë, në veçanti portin e Durrësit dhe pikat kufitare me Greqinë, në Sarandë, Gjirokastër e Korçë. Janë vendosur këto pika të kuqe për shkak të precedentëve negativë që kanë ndodhur në të kaluarën me kalimin e ngarkesave shumë të mëdha me drogë, kanabis, heroinë apo kokainë nga Shqipëria në vende të tjera por dhe me hyrjen e sasive të mëdha të drogës në territorin tonë. Operaiconi i sotëm është vazhdim i bastisjes spektakolare që u bë në portin e Durrësit. Di të them që dyshimet janë serioze” nenvizon Sokolaj. 

Operacioni i kontrollit përfshin pikat kufitare për shkak të precedentëve negativë me kalimin e ngarkesave shumë të mëdha me drogë.

Operacioni vjen pas bastisjes së ndodhur në Durrës pak ditë më parë.

Trazhgim Sokolaj: “Ka tentativë për të futur drogë në Shqipëri.. informacionet janë për mbërritjen e këtyre ngarkesa dhe operacioni është për të monitoruar veprimet që bëhen nga të gjitha operatoratë qoftë privat e qoftë shtetëror”

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?