Policia bën bilancin: 15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative në një javë në Tiranë

15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative janë dhënë në javën që lamë pas ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit apo mosrespektimin e vijave te bardha.

Sa u përket të arrestuarve, 6 kanë rënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja dhe 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

SHKARKO APP