Policia bën ”namin”, 181 të proceduar në 72 orët e fundit
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 181 shtetas, konkretisht: 31 janë arrestuar, 6 janë ndalur dhe 144 po procedohen në gjendje të lirë. Sipas njoftimit të policisë, janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
”Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 17 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 28 raste, konkretisht: 9 raste të “Kanosja”; 9 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 24 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme. Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 25 raste, 7 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 18 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në fushën vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 7 raste, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 13 raste, me 13 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 9 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë. Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 16 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 17 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar dhe arrestuar 13 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin. Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi”,-thuhet në deklaratën e plotë të Policisë së Shtetit.