Policia bën namin në fundjavë, arreston 12 shoferë (VIDEO)

Gjatë fundjavës, policia e Shtetit ka vijuar kontrollin me pajisjen dragger për të evidentuar shkelësit e ligjit dhe shoferet që konsumojnë alkool. Siç njofton edhe policia  gjatë natës janë evidentuar shumë drejtues automjetesh që lëviznin në gjendje të dehur, por dhe për shkelje te ndryshme.

Njoftimi i plotë

Edhe pse aktivitetet gjatë fundjavës në Kryeqytet ishin të shumta, Policia Rrugore përmbushi detyrimet ligjore të përcaktuara, duke siguruar mbarëvajtjen e tyre dhe krahas menaxhimit dhe sigurimit të aktiviteteve kulturore përsëri në fokusin e Policisë Rrugore, kthehet “Sfida e Fundjavës”, ajo e parandalimit dhe konstatimit të përdoruesve të rrugës që janë objekt i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, burim aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me gjithë punën e bërë, konstatimet e Policisë Rugore tregojnë që akoma përdoruesit e rrugës “guxojnë” shumë, duke drejtuar mjetin pas përdorimit të alkoolit në nivele të ndryshme, me shpejtësi tej normave të lejuara si dhe shkelje të tjera po me rrezikshmëri të lartë për jetën e tyre dhe të të tjerëve. Nga kontrollet e ushtruara:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 12 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 të pa pajisur me leje drejtimi.
  • Janë pezulluar 65 leje drejtimi, nga të cilat 35 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 14 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 për shkelje të tjera të ndryshme.
  • Janë proceduar administrativisht 15 drejtues mjetesh, për mos-rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
  • Janë proceduar administrativisht 130 drejtues mjetesh, për mospërdorim të rripit të sigurimit.
  • Janë proceduar 87 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrespektim të semaforit.
  • Janë ndaluar administrativisht 39 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.
  • Janë proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh, për xhama të errësuar.
  • Janë shoqëruar për llogari të strukturave të tjera policore, 12 mjete me qellim verifikimin e tyre.

Në rrugën e Dajtit u verifikua shtetasi me iniciale N.D., vjeç 50, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.57 mg/l.

Në rrugën Dedë Gjo Luli, u verifikua shtetasi me iniciale A. A., vjeç 45, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.56 mg/l.

Gjithashtu janë pezulluar edhe 12 leje drejtimi nën efektin e alkoolit në nivele që variojnë nga 0.20 mg/l – 0.49 mg/l

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?