Policia “blindon” Astirin. Mbi 300 forca policie zbresin në terren, shembet 6 ndërtesa

Forca të shumta të policisë së rendit, FNSH, Shqiponja dhe policisë bashkiake kanë zbarkuar mëngjesin e të enjtes në unazën e re në zonën e Astirit, ku ka nisur prishja e objekteve në lotin e dytë që preket nga zgjerimi i unazës. Mësohet se ka patur tensione mes policisë dhe banorëve po nuk raportohet për të lënduar apo dhunë fizike.

Raportohet se në terren ndodhen mbi 300 punonjës policie, 4 mjete të rënda tonazhi disa mjete zjarrëfikëse dhe autoambulanca.

Nga ora 6 e mëngjesit janë shembur me mjete të rënda 6 objekte, 1, 2, 3 katshe. Në listën e objekteve është edhe një ndërtesë 5 katëshe.

Banorët janë shprehur se nuk janë njoftuar në rrugë shkresore për vendimin e prishjes por vetëm verbalisht. Të tjerë thonë kanë fituar në shkallën e parë të gjyqësorit dhe IKMT nuk mund të vijë e tu prish shtëpitë pa një vendim të formës së prerë.

Ndërkohë policia ka bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në lotin e dytë të unazës në Astir por jo qarkullimin e këmbësorve sic është vepruar në rastet analoge.

Bllokimi i unazës dhe devijimi i automjeteve në rrugët sekondare ka krijuar rradhë kilometrike dhe orë të gjata në trafik.

SHKARKO APP