Policia blindon Vlorën, kontrolle rrufe
Këtë mbrëmje hyrjet dhe daljet e qytetit të Vlorës janë blinduar nga forca të shumta policie. Në aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete. Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë. Gjatë aksionit po kryhen kontrolle të imtësishme si në automjete ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.
KOHA JONË SONDAZH

