Policia bllokon 300 patenta, që nga 10 shkurti janë gjobitur 20 mijë qytetarë për maskat

Që nga data 10 shkurt, qarkullimi ndalohet nga ora 20:00-06:00, dhe policia ka ndëshkuar rreth 300 drejtues automjetesh, të cilët kanë shkelur këtë fashë orare dhe kanë qenë në lëvizje pa një arsye të domosdoshme, pra pra pasur edhe një leje nga E-Albania.

Në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës, policia ka vendosur një sërë postblloqesh. Efektivët, nëse konstatojnë që dikush është duke lëvizur pa leje apo arsye të domosdoshme, bëjnë tërheqje të patentës dhe lejes së qarkullimit. Është komisioni ai që vlerëson, për sa kohë do të tërhiqen, por kryesisht ndëshimi është nga 1 deri në 3 vite.

Që prej orës së re policore, janë gjobitur mbi 20 mijë qytetarë që janë konstatuar pa maskë, e ndërkaq në anën tjetër, janë ndëshkuar dhe rreth 400 qytetarë, të cilët kanë lëvizur pas orës 20 të mbrëmjes në këmbë, pa pasur një arysye të justifikuar në aktin normativ.

SHKARKO APP