Policia detaje për ndalimin e avokat Genc Gjokutaj

Policia dha detaje mbi arrestimin e avokatit Genc Gjokutaj. Në komunikatën për shtyp thuhet se 49 –vjeçari, rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.

Genc Gjokutaj, sipas policisë, nuk ka pranuar t’i japë dokumentat punonjësve të policies,  por ka filluar t’i ofendojë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se avokati dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.

Ai akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?