Policia dhe RENEA aksion në Laç, arrestohet pronari i një biznesi, disa të shoqëruar
Aktualitet E Mërkurë, 21 Tetor 2020 09:25
Policia e Shtetit ka ushtruar gjatë natës një aksion në Laç për lojërat e fatit.
Raportohet se në aksion kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA, të cilat kanë ushtruar kontrolle në dy biznese.
Gjatë aksionit, policia dhe RENEA kanë sekuestruar kompjuterë dhe 20 makineta, si dhe kanë arrestuar pronarin e pikës së lojërave të fatit dhe shoqëruar disa persona të tjerë. BW