“Policia e dritave” shërbimi më i ri në Shqipëri, do të fiken dritat në të gjitha institucionet
“Policia e dritave” është shërbimi më i ri në shtetin shqiptar.
Shembullin për të përballuar dimrin kërcënues në kushtet e një krize globale energjitike, duket se qeveria po e nis nga vetja nën zbatimin e disa masave për kursimin e energjisë.
“Në të gjitha institucionet publike do të ketë një administrator energjie. Edhe Ministria e Arsimit po harton direktiva që të fiken të gjitha dritat pas përfundimit të mësimit. Po të vini në kryeministri nuk ndriçon më njësoj. Administrata duhet të kursejë 15%…”, tha kryeministri Rama ditën e sotme në një komunikim online.