Policia e Fierit bën bilancin, 15 shoferë të arrestuar gjatë muajit gusht

Policia Rrugore e qarkut Fier ka arrestuar 15 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 3279 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

Swiss Digital Desktop Reklama

•145 masa administrative për pasagjerë jashtë vendeve të caktuara, për shkelje të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020;
• 1177 masa për parakalime të gabuara;
• 566 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 194 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
• 1197 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë dërguar në OASH 221 drejtues mjetesh, 23 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

Policia Rrugore e qarkut Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?