Policia e ka shpallur në kërkim, zbulohet vendi ku ndodhet Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata vijon të jetë në kërkim nga policia shqiptare për ngjarjen e 4 tetorit, ku një person mbeti i pa shenja jete dhe dy të tjerë të plagosur, ndërkohë që arsyet e konfliktit nuk janë zbardhur ende nga autoritetet.

Burimet mediatike raportojnë se Elvana ndodhet në Gjermani, shtet ku prej vitesh jeton motra e saj më e madhe, Migena Gjata. Por ndërkohë që Elvana mbetet në kërkim, Migena ka vendosur të rikthehet në Tiranë për një ngjarje të rëndësishme.

Ajo është këngëtare e muzikës operistike dhe për këtë arsye do të jetë në kryeqytetin shqiptar ku do të zhvillojë një koncert në Pallatin e Kongreseve. Ky është koncerti i dytë që Migena Gjata zhvillon në Tiranë brenda një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?