Policia e këshilloi Arlindin të kishte kujdes, e ruanin me një patrullë, por prapë e vranë

Arlind Bushati mbeti i vrarë pas atentatit në Dobraç të Shkodrës. 19 ditë më parë ai kishte denoncuar se dy persona me armë e kishin kërcënuar në Pedonalen e Shkodrës teksa kishte qenë duke pirë kafe. Bushati është këshilluar që të ruhej, madje që nga ajo ditë policia kishte vendosur një patrullë policie 24 orë në ditë, sipas burimeve nga policia.

Hetimet janë përqendruar në hakmarrjen mes Bajrave dhe Licëve, por deri tani s’ka asnjë autor të identifikuar.

SHKARKO APP