Policia e Korçës, sqarim mbi pretendimet për presion nga deputeti i PD-së

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë sqaroi mbrëmjen e sotme në lidhje me një rast të publikuar në media, ku gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga kryetari i bashkisë Maliq, njëkohësisht edhe kandidat i PS-së, shtetasi G. T., me një grup fermerësh në fshatin Vreshtas, Maliq, pretendohet se është ushtruar presion ndaj deputetit të PD-së, shtetasit E. S.

Policia sqaroi se nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimit u kërkua të paraqiteshin në ambientin e Komisariatit të Policisë Maliq, kryetari i bashkisë Maliq G. T. dhe deputeti i PD-së E. S., të cilët janë pyetur dhe intervistuar në lidhje me këtë ngjarje. Pas intervistimit të kryer, të dy shtetasit janë lënë të lirë.

Nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe janë administruar pamjet filmike të regjistruara gjatë këtij aktiviteti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për vlerësim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?