Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me shërbim të përforcuar

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në shërbim për ruajtjen e parametrave rrugurë gjatë sezonit turistik. Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për pushuesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kryesisht në qytetin e Lezhës ku është dhe fluksi me i madh i pushuesve që vijnë nga Kosova.

”Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë, së bashku me kolegun tim Mehmetin , punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, shprehet punonjësja e policisë.

Të dy policitë apelojnë për qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke vënë në dispozicion numrin e emergjencës. ”Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën.Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, në 112”, shprehet Policia e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta që në fillim të sezonit turistik dhe do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit. Cermonia simbolike e patrullimeve të përbashëkta mes dy vendeve, filloi në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime që janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare do të përfundojmë më 31 gusht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?