Policia e Kosovës i ndaloi të birin, Vuçiç: Djali im është pak më trim se Kurti
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit se djali i tij, Danilo është ndaluar nga policia e Kosovës, pasi ai mbante një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.
“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti.
Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”, shkroi ai.