Policia e Kosovës patrullim në Sarandë dhe Vlorë

Forcat e Policisë rrugore të Kosovës do të patrullojnë këtë vit për herë të parë edhe në rrugët e Jugut të Shqipërisë, zona të cilat po frekuentohen masivisht nga pushuesit përtej kufirit. Patrullimet e përbashkëta mes dy policive nisën të martën dhe veç rrugës së kombit do të fokusohen në zonat më të frekuentuara nga numri në rritje i pushuesve nga Kosova.

“Ndryshe nga ditët e tjera ne e kemi shtrirë këtë shërbim policor deri në Vlorë dhe Sarandë. Kjo për arsye se mjaft pushues të Kosovës prferojnë bregdetin e jugut”.

Drejtori i Divizonit të Trafikut në Drejtorinë e Policisë të Kosovës, Jeton Rexhepi, thotë se qëllimi i këtij bashkëpunimi është garantimi i sigurisë së pushuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do merremi me disa kundravajtja që ne i konsiderojmë të rrezikshme, siç janë tejkalimi i shpejtësisë apo tejkalimet në vendet e ndaluara”. Patrullimet e përbashkëta mes policive të Kosovës e Shqipërisë nisën 10 vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?