Policia e Lezhës: Gentian Frroku u godit me sende të forta, pa lidhje me zgjedhjet

Policia e Lezhës reagoi menjëherë për incidentin e ndodhur në lagjen “Skënderbej” të këtij qyteti. U pretenduar fillimisht se u kërcënua me armë në kokë një eksponent i PD-së së këtij qyteti, i afërm i kandidatit për kreun e Bashkisë, Frrokaj.

Policia sqaron se shtetasi Gentian Frroku u qëllua në kokë me mjete të forta, nga persona që ende nuk janë identifikuar.

Sipas policisë, ai është qëlluar larg qendrave të votimit  pas një konflikti që nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP