Policia e Lezhës i “shtrëngon rripin” drejtuesve të mjeteve, 4 në pranga, vendos 647 gjoba

Policia Rrugore e Lezhës në sajë të masave për rritjen e sigurisë ka ndëshkuar drejtues mjetesh me gjoba.

Burime zyrtare bënë me dije se në funksion të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (të papajisur me leje drejtimi). Ndërkohë, janë vendosur 647 masa administrative për disa shkelje.

NJOFTIMI I POLICISË
Janë tërhequr 123 leje drejtimi.
Janë vendosur gjithsej 647 masa administrative, nga këto:
• 258 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
• 41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 144 masa për parakalim të gabuar,
• 40 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
• Janë ndaluar administrativisht 10 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera
Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Mos shpejto të arrish aksidentin!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?