Policia e Lezhës u shtrëngon “rripin” shoferëve, vendos 316 gjoba

Policia Rrugore e Lezhës ka gjobitur disa drejtues mjetesh, ndërsa ka vendosur 316 masa administrative, pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve nga Policia Rrugore, janë arrestuar 2 shoferë, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Janë vendosur gjithsej 316 masa administrative nga këto:
• 153 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,

Swiss Digital Desktop Reklama

• 41 masa për parakalim të gabuar,

Swiss Digital Mobile Reklama

• 9 masa për rrip sigurimi dhe përdorim celulari

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

• Janë ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera

Janë pezulluar 52 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe “Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”. Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Mos shpejto të arrish aksidentin !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?