Policia: E-maili i Tahirit, na kanë mbërritur informacione

 

"Në fazën që jemi nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërkohë që vijon puna me intervistimin e personave që kanë informacion, apo me personat që dyshohet se janë të përfshirë direkt në këtë kërcënim. Në një kohë të dytë do të keni informacion të plotë për rastin në fjalë".

Ky njoftim u bë sot nga Policia e Shtetit lidhur me E-mailin kërcënues që është dërguar në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tij, në adresë të Policisë së Shtetit kanë mbërritur informacione mbi kërcënimet e adresuara më datën 14.11.2015, drejtuar Tahirit dhe se organet kompetente po hetojnë intensivisht mbi autorët dhe motivin e kërcënimit.

SHKARKO APP